top of page

Nesër ndaj Elbasanit, miqësorja e rradhës për Skënderbeun…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 1, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu nesër do të luajë miqësoren e radhës dhe këtë herë do të presë Elbasanin në shtëpi në një ndeshje të cilën sërish Gvozdenoviç do të provojë të tijtë.

Është mqësorja e pestë në radhë për badhekuqtë, që pas dy fitoreve në testet e para, ka arritur tre barazime radhazi dhe të tre këto barazime me të njëjtin rezultat 1-1.

Skënderbeu jo sa ka bindur shumë në këto teste të fundit, por që gjithsesi janë teste dhe prandaj zhvillohen sa më shumë miqësore në këtë fazë përgatitore.

Nesër, pra të mërkurë ndaj Elbasanit është një tjetër ndeshje jo fort e lehtë për korçarët, pasi Elbasani ka kryer një merkato shumë cilësore në këtë merkato vere edhe pse luan në kategorinë e parë.

Pas Elbasanit të mërkurë, mbetet edhe një test tjetër ndaj Flamurtarit të hënën e ardhshme, për të mbyllur njëherë e mirë ndeshjet testuese dhe edhe Ivan Gvozdenoviç të krijojë opinionin e qartë për të gjithë grupin e lojtarëve dhe të vendosë për 25 futbollistët që do të federojë më pas në FSHF për superligën 2023-2024.


Miqësoret e Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Skënderbeu - Helzag 3-1

Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi

Skënderbeu - Dinamo 1-1

Shënues: Prençi / Denisson

Skënderbeu - Malisheva 1-1

Shënues: Liço / Syla

Skënderbeu - Vora 1-1

Shënues: Rashica / Meta

Skënderbeu - Elbasani 02 gusht

Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht




bottom of page