top of page

Nesër ndaj Flamurtarit, tifozët presin të shohin Skënderbeun e vërtetë…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 6, 2023
  • 1 min read

6 ndeshje miqësore ka luajtur deri tani Skënderbeu, ndërkohë që nesër do të luhet e 7-ta dhe e fundit për këtë fazë përgatitore. Miqësorja përmbyllëse do të jetë ndaj Flamurtarit dhe këtë herë ndryshe nga të gjitha miqësoret e tjera, pritet të shikojmë Skënderbeun e vërtetë dhe skuadrën që duhet të jetë në përgatitjet e fundit në prag të startit të superligës shqiptare.

Nga nesër trajneri Ivan Gvozdenoviç do të rreshtojë në fushë skuadrën që do t’i përafrohet 11-shes së titullarëve që do të aktivizohen edhe në startin e superligës, pavarësisht se mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël.

Pak a shumë ky grup lojtarësh kanë kohë që po stërviten së bashku dhe sigurisht ka ardhur momenti që lojtarët titullarë të ndahen në fushën e lojës dhe të vendoset cilët do të jenë pak a shumë në formacion dhe cilët në stol.

Testi i nesërm ndaj Flamurtarit sipas stafit teknik do të vendosë Skënderbeun e ri dhe pas kësaj miqësoreje trajneri Ivan Gvozdenoviç do të vendosë për grupin e lojtarëve.

Padiskutim që edhe tifozët nesër presin të shikojnë një Skënderbe ndryshe nga ai i 4 miqësoreve të fundit, ku në 4 ndeshje Skënderbeu numëroi plot 4 barazime radhazi.


Miqësoret e Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Skënderbeu - Helzag 3-1

Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi

Skënderbeu - Dinamo 1-1

Shënues: Prençi / Denisson

Skënderbeu - Malisheva 1-1

Shënues: Liço / Syla

Skënderbeu - Vora 1-1

Shënues: Rashica / Meta

Skënderbeu - Elbasani 2-2

Shënues: Rashica , Nikaj / Ajazi (2)

Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht


bottom of page