Nesër operacioni “fshesa” te Skënderbeu…
- Korca Boom
- Jul 10, 2023
- 1 min read
Tre lojtarë u larguan nga radhët e Skënderbeut përpara tre ditësh, ndërkohë që “Korça Boom” mëson se do të ketë minimalisht edhe 3 të tjerë që do të largohen në këtë moment.
Testi që skuadra ka zhvilluar ditën e dielë e kanë bindur edhe më shumë trajnerin Ivan Gvozdenoviç në lidhje me zgjedhjet që do të bëjë.
Pritet që gjatë ditës së sotme të 3 lojtarët që do të largohen të lajmërohen nga stafi teknik që të përgatisin “valixhet” për t’u larguar. Deri në këto momente nuk ka emra, por në orët në vazhdim “Korça Boom” do të zbulojë edhe emrat e këtyre lojtarëve.
Kjo do të thotë që te Skënderbeu ka filluar operacioni “fshesa”, pasi me të drejtë ata që nuk vlejnë duhet të largohen, sepse nuk bëjnë punë për superligën.
