top of page

Nesër reshje shiu në Korçë, Bashkia shtyn “Festën e lakrorit”…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 4, 2023
  • 1 min read

Pas temperaturave të nxehta dhe përvëluese, duket se erdhën ditët e freskëta. Themi këtë pasi nesër do të ketë reshje në qytetin juglindor të Korçës, ndërkohë që edhe Bashkia duke parë reshjet e shiut ka dhënë një njoftim për shtyrje të një eventi.

Festa e Lakrorit që është e përvitshme në qytetin më juglindor të Shqipërisë, ishte planifikuar të zhvillohej nesër në Polenë dhe të fillonte në orën 18:30, ndërkohë që shtyhet për në datën 12 gusht, pra të shtunën e ardhshme.

Ja edhe njoftimin që ka dhënë Bashkia e Korçës:

NJOFTIM

Për shkak të reshjeve të shiut, të cilat do të përfshijnë të gjithë territorin e Shqipërisë ditën e nesërme, Festa e Lakrorit e planifikuar për datën 5 gusht, do të zhvendoset të shtunën e ardhshme në datë 12 gusht.



bottom of page