top of page

Neziri në bisedime me Skënderbeun, Merlim pritet përgjigja, Kryeziu fshihet nga lista

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 17, 2023
  • 1 min read

Mësohet se Sokol Neziri mund të vishet bardhekuq dhe këtë lajm e bëjnë të ditur për “Korça Boom” drejtues të klubit bardhekuq.

Në fakt, ka disa ditë që klubi është intresuar dhe pritet vetëm përgjigja e lojtarit, i cili luan si mbrojtës i krahut të djathtë. 27-vjeçari është në bisedime dhe përgjigja përfundimtare do të jepet pas disa orësh.

Nga ana tjetër po sot pritet edhe përgjigja vendimtare e mesfushorit Juri Merlim lojtar që akoma deri në këto momente nuk e ka kthyer një përgjigje zyrtare.

Përsa i përket Altin Kryeziu mesfushorit tjetër që u fol, gjithçka është mbyllur dhe nuk ka më shanse që ai të vijë te Skënderbeut. Në këtë mënyrë emri i kosovarit është fshirë nga lista.



bottom of page