top of page

Nga datat, stadiumet, qytetet dhe formati i Botërorit 2026! Turne historik në tre vende, ja shpërblimet për ekipet

May 15
5 min read

Botërori 2026 do të jetë edicioni më i madh në historinë e Kupës së Botës. Për herë të parë, turneu do të zhvillohet në tre vende pritëse, SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa do të marrin pjesë 48 kombëtare, 16 më shumë se në Katar 2022.


Kur dhe ku zhvillohet Botërori 2026? Kupa e Botës 2026 do të luhet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Ky do të jetë edicioni i 23-të i turneut më prestigjioz të futbollit. Turneu do të organizohet në 16 qytete të Amerikës së Veriut, të shpërndara në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Është hera e parë në histori që një Botëror organizohet nga tre shtete. Herën e fundit që Amerika e Veriut priti Kupën e Botës ishte në vitin 1994, kur Brazili triumfoi ndaj Italisë pas penalltive.


Stadiumet dhe qytetet pritëse të Botërorit 2026 SHBA


Arlington, Texas – Dallas Stadium (94 mijë vende)

East Rutherford, New Jersey – Ner York, New Jersey Stadium (82.500)

Atlanta, Georgia – Atlanta Stadium (75 mijë)

Kansas City, Missouri – Kansas City Stadium (73 mijë)

Houston, Texas – Houston Stadium (72 mijë)

Santa Clara, California – San Francisco Bay Area Stadium (71 mijë)

Inglewood, California – Los Angeles Stadium (70 mijë)

Philadelphia, Pennsylvania – Philadelphia Stadium (69 mijë)

Seattle, Washington – Seattle Stadium (69 mijë)

Foxborough, Massachusetts – Boston Stadium (65 mijë)

Miami Gardens, Florida – Miami Stadium (65 mijë)


KANADA Toronto Stadium – Toronto (45 mijë) BC Place – Vancouver (54 mijë)


MEKSIKË Estadio Azteca – Mexico City (83 mijë)

Estadio Monterrey – Guadalupe (53.500)

Estadio Guadalajara –Zapopan (48 mijë)


Sa është fondi i çmimeve në Botërorin 2026?


SHPËRBLIMET FIFA konfirmoi fondin e çmimeve në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s në Doha më 17 dhjetor. Shuma totale është 50% më e lartë krahasuar me Botërorin 2022 në Katar.

Fituesi: 50 milionë dollarë

Finalisti: 33 milionë dollarë

Vendi i tretë: 29 milionë dollarë

Vendi i katërt: 27 milionë dollarë

Vendet 5-8: 19 milionë dollarë

Vendet 9-16: 15 milionë dollarë

Vendet 17-32: 11 milionë dollarë

Vendet 33-48: 9 milionë dollarë


Çdo kombëtare do të marrë gjithashtu 1.5 milion dollarë për kostot e përgatitjeve, çka do të thotë se çdo ekip garanton të paktën 10.5 milionë dollarë. Formati i ri i Botërorit 2026 Me zgjerimin në 48 skuadra, tifozët do të shohin plot 104 ndeshje – 40 më shumë se në Katar 2022. Faza me eliminim direkt do të nisë nga raundi i 1/32-ve.


Formati klasik me 32 skuadra dhe tetë grupe është zëvendësuar me 12 grupe nga katër ekipe. Dy skuadrat e para të çdo grupi, plus tetë ekipet më të mira të vendeve të treta, do të kualifikohen në fazën e 1/32-ve. Grupet dhe ndeshjet e Botërorit 2026 (Orari europian GMT+1)


GRUPI A

11 Qershor 21:00 – Meksikë vs Afrika e Jugut

12 Qershor 04:00 – Koreja e Jugut vs Çekia

18 Qershor 18:00 – Çekia vs Afrika e Jugut

19 Qershor 03:00 – Meksikë vs Koreja e Jugut

25 Qershor 03:00 – Çekia vs Meksika

03:00 – Afrika e Jugut vs Koreja e Jugut


GRUPI B

12 Qershor 21:00 – Kanada vs Bosnja

13 Qershor 21:00 – Katari vs Zvicra

18 Qershor 21:00 – Zvicra vs Bosnja

00:00 – Kanada vs Katari

24 Qershor 21:00 – Bosnja vs Katari

21:00 – Zvicra vs Kanada


GRUPI C

14 Qershor 00:00 – Brazili vs Maroku

03:00 – Haiti vs Skocia

20 Qershor 00:00 – Skocia vs Maroku

02:30 – Brazili vs Haiti

25 Qershor 00:00 – Maroku vs Haiti

00:00 – Skocia vs Brazili


GRUPI D

13 Qershor 03:00 – SHBAvsParaguaji

14 Qershor 06:00 – Australia vs Turqia

19 Qershor 21:00 – SHBA vs Australia

20 Qershor 05:00 – Turqia vs Paraguaji

26 Qershor 04:00 – Paraguaji vs Australia

04:00 – Turqia vs SHBA


GRUPI E

14 Qershor 19:00 – Gjermania vs Kuraçao

15 Qershor 01:00 – Bregu i Fildishtë vs Ekuadori

20 Qershor 22:00 – Gjermania vs Bregu i Fildishtë

21 Qershor 02:00 – Ekuadori vs Kuraçao

25 Qershor 22:00 – Kuraçao vs Bregu i Fildishtë 22:00 – Ekuadori vs Gjermania


GRUPI F

14 Qershor 22:00 – Holanda vs Japonia

15 Qershor 04:00 – Suedia vs Tunizia

20 Qershor 19:00 – Holanda vs Suedia

21 Qershor 06:00 – Tunizia vs Japonia

26 Qershor 01:00 – Japonia vs Suedia

01:00 – Tunizia vs Holanda


GRUPI G

15 Qershor 21:00 – Belgjika vs Egjipti

16 Qershor 03:00 – Irani vs Zelanda e Re

21 Qershor 21:00 – Belgjika vs Irani

22 Qershor 03:00 – Zelanda e Re vs Egjipti

27 Qershor 05:00 – Egjipti vs Irani

05:00 – Zelanda e Re vs Belgjika


GRUPI H

15 Qershor 18:00 – Spanja vs Kepi i Gjelbërt

00:00 – Arabia Saudite vs Uruguai

21 Qershor 18:00 – Spanja vs Arabia Saudite

00:00 – Uruguai vs Kepi i Gjelbërt

27 Qershor 02:00 – Kepi i Gjelbërt vs Arabia Saudite

02:00 – Uruguai vs Spanja


GRUPI I

16 Qershor 21:00 – Franca vs Senegali

00:00 – Iraku vs Norvegjia

22 Qershor 23:00 – Franca vs Iraku

23 Qershor 02:00 – Norvegjia vs Senegali

26 Qershor 21:00 – Norvegjia vs Franca

21:00 – Senegali vs Iraku GRUPI J

17 Qershor 03:00 – Argjentina vs Algjeria

06:00 – Austria vs Jordania

22 Qershor 19:00 – Argjentina vs Austria

23 Qershor 05:00 – Jordania vs Algjeria

28 Qershor 04:00 – Algjeria vs Austria

04:00 – Jordania vs Argjentina


GRUPI K 17 

Qershor 19:00 – Portugalia vs RD Kongo

18 Qershor 04:00 – Uzbekistani vs Kolumbia

23 Qershor 19:00 – Portugalia vs Uzbekistani

24 Qershor 04:00 – Kolumbia vs RD Kongo

28 Qershor 01:30 – Kolumbia vs Portugalia

01:30 – RD Kongo vs Uzbekistani


GRUPI L

17 Qershor 22:00 – Anglia vs Kroacia

18 Qershor 01:00 – Gana vs Panamaja

23 Qershor 22:00 – Anglia vs Gana

24 Qershor 01:00 – Panamaja vs Kroacia

27 Qershor 23:00 – Kroacia vs Gana

23:00 – Panamaja vs Anglia


Topi zyrtar i Botërorit 2026 – “Trionda” Topi zyrtar i turneut është prodhuar nga Adidas dhe quhet “Trionda”, që në spanjisht do të thotë “tre valë”. Ai përmban ngjyrat e kuqe, jeshile dhe blu, si homazh për tre vendet organizatore: Kanada, Meksikë dhe SHBA. Sipas Adidas, teknologjia e integruar në top do të ndihmojë VAR-in me transmetimin e të dhënave në kohë reale, ndërsa inteligjenca artificiale do të përdoret për vendimmarrje më të sakta.


Kalendari i fazave finale të Botërorit 2026


Faza e grupeve: 11–27 qershor


Raundi i 1/32-ve: 28 qershor – 3 korrik


Raundi i 1/16-ve: 4–7 korrik


Çerekfinalet: 9–11 korrik


Gjysmëfinalet: 14–15 korrik


Ndeshja për vendin e tretë: 18 korrik


Finalja: 19 korrik


Ndeshja hapëse do të zhvillohet në Meksiko Siti, ndërsa finalja e madhe do të luhet në Nju Jork Nju Xhersi Stadium, stadiumi ku luajnë ekipet e NFL-së, Nju Jork Giants dhe Nju Jork Jets.

“KORÇA BOOM”


bottom of page