Nga dita e hënë, 26 maj, deri të premten, 30 maj 2025
- Korca Boom
- May 25
- 2 min read
Nga dita e hënë, 26 maj, deri të premten, 30 maj 2025, në Shqipëri do të zhvillohet turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në vend për çiklizmin.
Gara do të përfshijë pesë etapa, të cilat do të zhvillohen në disa qytete dhe rrugë kryesore të vendit.
Policia e Shtetit ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim, duke shmangur kalimin në segmentet rrugore ku zhvillohet gara, sipas datave dhe orareve të parashikuara.
Etapat e garës janë si më poshtë:
Etapa I – 26 maj 2025 | Tiranë – Shkodër
Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit: 11:30 – 12:30
Autostrada Durrës–Tiranë deri në Kashar: 11:30 – 12:20
Kashar – Thumanë: 12:00 – 12:45
Thumanë – Milot: 12:30 – 13:10
Milot – Rrëshen: 12:50 – 13:45
Rrëshen – Milot: 13:30 – 14:15
Milot – Lezhë: 14:00 – 14:30
Lezhë – Shkodër: 14:45 – 15:30
Nga sheshi “Balshaj” në rrugën “Zogu i Parë” deri në Parrucë, Shkodër: 15:10 – 15:45
Etapa II – 27 maj 2025 | Shkodër – Elbasan
Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës: 11:40 – 12:15
Shkodër – Balldre: 12:00 – 12:45
Balldre – Thumanë: 12:15 – 13:30
Thumanë – Maminas: 13:00 – 14:15
Autostrada Maminas – Durrës: 14:00 – 15:00
Autostrada Durrës – Rrogozhinë: 14:30 – 15:30
Rrogozhinë – Elbasan: 15:00 – 16:00
Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan: 15:30 – 16:00
Etapa III – 28 maj 2025 | Elbasan – Vlorë
Kalaja e Elbasanit – Rruga e Luleve – Bradashesh: 11:30 – 12:10
Bradashesh – ura e Cërrikut: 11:45 – 12:30
Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit: 12:00 – 12:30
Kthesa e Belshit – Kuçovë: 12:15 – 13:30
Kuçovë – Poshnje: 13:10 – 13:30
Poshnje – Savër: 13:15 – 14:30
Savër – Fier (mbikalimi te VIVA): 14:10 – 14:40
Unaza e Fierit – Levan: 14:15 – 15:20
Autostrada Levan – Vlorë: 15:00 – 15:50
Pusi i Mezinit – rruga e re – te sahati: 15:35 – 16:00
Etapa IV – 29 maj 2025 | Vlorë – Orikum
Bulevardi kryesor – Pusi i Mezinit: 11:40 – 12:20
Pusi i Mezinit – Peshkëpi: 12:00 – 12:30
Peshkëpi – Kuç: 12:00 – 13:45
Kuç – Qeparo: 13:30 – 14:10
Qeparo – Himarë: 13:40 – 14:25
Himarë – Dhërmi: 14:00 – 15:10
Dhërmi – Orikum: 14:45 – 15:30
Orikum – Vlorë: 15:30 – 16:00
Etapa V – 30 maj 2025 | Vlorë – Fier
Bulevardi kryesor – Pusi i Mezinit: 09:30 – 10:20
Autostrada Vlorë – Fier – Unaza e Fierit: 10:00 – 11:15
Fier – Savër: 10:50 – 12:00
Savër – dalja në Levan: 11:45 – 13:00
Levan – qendra Fier: 12:40 – 13:15
“KORÇA BOOM”