top of page

Nga Gjergji Çikopani / Spektakël Tradite dhe Satire në Arenën Shqiptare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 4
  • 1 min read

Karnevalet, këto festa pagane, ndër më të organizuarat në vend, veçanërisht në qytetet e Korçës dhe Shkodrës, kanë marrë një profil gjithnjë e më të lartë. Të përfshira tashmë në kalendarin zyrtar të veprimtarive kulturore, ato kanë pësuar edhe zhvendosje në kohën e organizimit për t’u përshtatur me dinamikat moderne dhe turistike.

Sot, në Korçë, karnevalet nuk janë më vetëm një ngjarje lokale apo kombëtare – por kanë fituar përmasë ndërkombëtare.

Bukur!

Kjo ndjehet në çdo detaj: në kostume, në maska, në koreografi, në muzikë, por edhe në komunikimin e çiltër dhe të rastësishëm me qytetarët. Maskat nuk janë vetëm dekor apo argëtim; ato mishërojnë edhe një lloj rivaliteti simbolik mes Shkodrës, që e ka kthyer ngjarjen në një aktivitet tregtar, dhe Korçës, e cila ende ruan në "sendyqe" të trashëgimisë, një magji të veçantë artistike.

Karnevalet kanë protagonistët e tyre – figura të spikatura, të përfshira me dinjitet artistik, grotesk dhe fabulist, si Bardhi apo Vaska.

Po sikur këta "artistë" të stërvitur të groteskut t’i shihnim të veshur me pamjet e protagonistëve të politikës dhe të oligarkisë shqiptare – jo vetëm të vendeve të tjera? A nuk do të përforcohej mesazhi, ironia, kuptimi?

Urime dhe suksese karnevalistëve tanë!Qoftë arti juaj gjithmonë pasqyrë dhe pasion!



“KORÇA  BOOM”



bottom of page