top of page

Nga Kaçi te Kapllani, legjenda që nuk shuhen kurrë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 7, 2023
  • 2 min read

Kaq shumë kemi pasqyruar gjatë këtyre ditëve, aq sa vërtet legjendat nuk mbarojnë dhe nuk kanë për të mbarruar.

Po sjellim sot për ju këtë foto me shumë domethënie dhe me shumë emra të mëdhenj të cilët po nderojnë himnin e Shqipërisë në ndeshjen e veteranëve që luajti Skënderbeu. Shihen qartë kaq shumë figura dhe kaq emra të mëdhenj sa nuk kanë fund.

Po e nisim me Jani Kaçin, një nga figurat më të mëdha të sportit dhe legjendën e portës. Ka bërë rolin e trajnerit të Skënderbeut të veteranëve dhe e bëri në mënyrën më të mirë, ndërkohë që Kaçin e nderon sot gjithë Shqipëria dhe jo vetëm, për atë kontribut të jashtëzakonshëm që ka dhënë dekada të tëra, si futbollist dhe si trajner.

Hektor Kapllani, një tjetër emër po kaq i madh sidimos si trajner. Ka dekada që mban të gjallë Young Boys-in dhe sigurisht që fjalët më të mira për një drejtues të tillë, me kaq shumë ambicje dhe dëshirë për të qenë atje, pranë fushave të futbollit.

Stavrion Lako, padiskutim ish-kapiteni i Skënderbeut dhe një futbollist që ka lënë gjurmë të mëdha. Sot, trajner në Akademinë e klubit dhe emri i tij do të mbahet mend gjatë për shkak të cilësive të mëdha dhe emrit që ka lënë në fushën e futbollit.

Ervin Kotomelo, sot gjyqtar futbolli, por njihet si lojtar që ka lënë gjurmë të mëdha edhe ky në fushën e blertë. Kotomelo lojtar krahu dhe me shumë grintë, ka zgjedhur drejtim tjetër, atë të gjyqtarit, gjë që e bën vërtet mirë.

Bledi Vila, shtatshkurti që mbahet mend shumë për grintën e tij në fushë dhe sot Vilën e shikojmë si trajner pranë Akademisë. Edhe ky si gjithë të tjerët një jetë të tërë ja ka kushtuar futbollit dhe do të vazhdojë, sepse e dashuron atë.

Erjon Llapanji, ish-portieri i Skënderbeut në cepin e fushës. Është njeriu më pa fjalë që ka pasur ndonjëherë ky Skënderbe. Llapanji sot është në stafin e Skënderbeut si trajner i portierëve. Një djalë i shkëlqyer dhe që ka shumë vlera.

Fori Vieros edhe ky pjesë e kësaj fotojë. Është djali i të madhit Jani Kaçi. Sot, Vieros mban rolin e trajnerit te ekipit U-19, një djalë punëtor dhe që kërrkon të ecë në gjurmët e babait të tij.

Të gjithë këta emra që përmendëm më sipër janë pjesë e kësaj fotoje vërtet të madhe në emra.

Faleminderit për gjithçka që i keni dhënë futbollit korçar.



bottom of page