Nga Kristiano Koçibelli /Kodi i ri Penal i Shqipërisë: Risitë që do të ndryshojnë sistemin e drejtësisë
- Jul 27, 2025
- 2 min read
Kodi i ri Penal i Shqipërisë: Risitë që do të ndryshojnë sistemin e drejtësisë
Shqipëria është afër miratimit të një Kodi të ri Penal, i cili do të zëvendësojë kodin e vitit 1995, dhe përmban mbi 950 nene. Ky ndryshim ka si qëllim përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe ka përfshirë disa risira të rëndësishme në fushën e drejtësisë.
1. Sqarimi i koncepteve të rëndësishme .Kodi i ri përfshin definimin e saktë të koncepteve të tilla si bashkëpunimi, fajësia, dhe mosha për përgjegjësi. Ky hap është i rëndësishëm për të siguruar një kuptim të qartë dhe të saktë të parimeve ligjore që përdoren në sistemin e drejtësisë.
2. Dekriminalizimi i kundërvajtjeve të lehta. Disa vepra që trajtoheshin më parë si krime penale (si fyerja dhe dëmtimi i pronës) tani do të kalojnë si kundërvajtje administrative. Ky ndryshim synon të ulë ngarkesën në sistemin gjyqësor dhe të ofrojë mundësi rehabilitimi për autorët e veprave më të lehta.
3. Krime të reja moderneKodi i ri parashikon për herë të parë krime të tilla si krimet kibernetike, abuzimi me të dhënat personale, mashtrimi me kriptomonedha dhe krimet mjedisore. Këto janë sfida të reja për sistemin ligjor, të cilat kërkojnë rregullore dhe masa për t’u përballur me to.
4. Dënime më të ashpra për krime të rënda . Kodi parashikon rritje të dënimeve për krime të rënda si vrasja me paramendim, dhuna në familje, abuzimet seksuale ndaj të miturve dhe korrupsioni. Ky ndryshim synon të ofrojë një dënim të duhur për krimet që kanë pasoja të mëdha për shoqërinë.
5. Dënime alternative për autorët e veprave të lehta. Në vend të dënimit me burg, kodi ofron mundësi alternative për autorët e veprave më të lehta. Punët në komunitet, këshillimi dhe edukimi i detyrueshëm do të jenë mundësi të tjera për rehabilitimin e personave që kanë kryer vepra të tilla.
6. Mbrojtja më e fortë e viktimave. Kodi i ri parashikon zgjatjen e parashkrimit për abuzimet seksuale dhe forcon të drejtat e viktimave. Gjithashtu, do të ofrohet kompensim moral dhe psikologjik për ato që kanë pësuar dëme nga krimet, duke i siguruar një mbrojtje më të fortë dhe më të drejtë.
Ky kod i ri është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare. Pavarësisht risive, mbetet të shohim si do të implementohet ai në praktikë dhe se sa do të jetë efikas në zbatimin e tij.
“KORÇA BOOM”
















