top of page

Nga Osmani te Bicaj, ky ishte Skënderbeu i madh

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 25, 2023
  • 2 min read

Një foto sa një mijë fjalë në momentin e kulmit të Skënderbeut të lavdishëm


Skënderbeu padiskutim që do të kthehet. Skuadra bardhekuqe pavarësisht dënimit dhe asaj “goditjeje” që pësoi pas 10-të viteve pezullim, duket se po ringrihet sërish. Ishte “dënim me vdekje” ai që dha UEFA thuajse 7-të vite më parë, por në qytetin juglindor të gjithë besuan dhe presin që ky dënim të falet të paktën në këto vite të fundit.

Dhe, duke pritur më të mirën për këtë skuadër, sot pas shumë e shumë vitesh vijnë përpara nesh në memorie të gjithë ata që e bënë këtë Skënderbe kaq të lavdishëm.

Janë të shumtë emrat që e kanë ngritur këtë ekip deri në majat më të larta. Të gjithë i mbajnë mend këta futbollistë që po paraqesim sot. Një foto që kishte vite të tëra që kishte “humbur”, ndërkohë që ju sjellim, të parin, Ditmar Bicaj, futbollist që padiskutim ka qenë një nga më të spikaturit në parapavijën e Skënderbeut. Bicaj ka dhënë kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe edhe sot kujtohet pafund nga tifozët bardhekuq.

Pas tij në këtë foto është Tefik Osmani. Korçari ka qenë pjesë e sukseseve të jashtëzakonshme dhe edhe ai si të tjerët ka qenë idhull te Skënderbeu. Sot Tefiku është Drejtor te Tirana, por kudo ku të shkojë njihet si futbollisti legjendar me Skënderbeun.

Në krah të Osmanit është Amarildo Dimo. Një emër që edhe ky ka dhënë kontributin e tij më shumë se të madh. Nëse kishte një lojtar popullor në atë kohë ka qenë Amarildoja, lojtar që ka spikatur shumë dhe ka vendosur edhe ai emrin te Skënderbeu i madh. Mes tyre është edhe Erjon Llapanji. Sot trajner i portierëve te Skënderbeu dhe një djalë punëtor.



bottom of page