Nga patinat tek skitë, njihuni me ekipin e parë në Korçë
- Korca Boom
- Aug 6, 2023
- 1 min read
Shumë vite më parë dhe konkretisht në vitin 1995 tek “ Parku Rinia” të benin përshtypje një grup i madh vajzash dhe djemsh patinatorë që kryenin ushtrime në sportin e Patinave.
Pak i njohur në atë kohë , por falë vizionit të Ardi Cickos u zgjua një ëndërr. Ishte ky trajner që krijoi së bashku me Maqo Tashon ekipin e parë. Një ekip që kishte femijë të moshës nga 9-12 vjeç. Por shumë shpejt këta fëmijë iu drejtuan skive dhe krijuan një ekip të shkëlqyer për fëmijë.
Filluan edhe garat ndërkombëtare. E para për ta ishte në Popovashapka në kupën Beka Cup, më pas me një arritje të madhe në Kupën e Botës në Itali , madje për tre vjet radhazi.
Kështu,shënohet në histori një pjesëmarrje për herë të pare të një ekipi për fëmijë nga Shqipëria, që merr pjesë në garat ndërkombëtare dhe Ardi Cicko ka një meritë të padiskutushme. Ja cilët ishin skiatorët e parë: Gjergji Bimbli, Ana Burda, Marina Tasho, Skënder Molla.
