Nga Ramos te Liço, ja kush luajtën për 90 minuta në miqësore
- Korca Boom
- Jul 28, 2023
- 1 min read
Ndryshe nga miqësoret e tjera ku trajneri Ivan Gvozdenoviç kishte “rikë” të kryente ndërrime, në testin e mbrëmjes së djeshme ndaj Malishevës, kreu shumë zëvendësime, por jo të gjithë.
Vetëm katër lojtarë nuk u ndërruan nga trajneri Gvozdenoviç dhe kryesisht vinin nga prapavija.
Ramos, portieri Alia, Prençi dhe Liço ishin katërshja që luajtën për 90 minuta, ndërkohë që trajneri i Skënderbeut i justifikoi me faktin që ka vetëm dy qëndrmbrojtës.
Për “Korça Boom” njëshi i stolit ka theksuar: “Po, nuk kam zëvendësuar kryesisht qëndrën e mbrojtjes, por mos harroni se vetëm dy qëndërmbrojtësa kam në dispozicion për momentin. Po ashtu edhe portierin dhe Dean Liçon, ndërkohë që mund edhe të ishin ndërruar këta lojtarë, por këtë gjë e bëra me të tjerët.”
Kjo do të thotë që sërish trajneri i Skënderbeut, ka frikë t’i ndërrojë të gjithë futbollistët edhe pse në fakt janë ndeshje miqësore dhe mund të eksperimentojë edhe me emra të tjerë lojtarësh, kur kujtojmë që stoli i Skënderbeut ishte plot e përplot.
