top of page

Nga Rashica, te Muharem apo Gerco, e gjithë merkatoja me 19-24 vjeçarë…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 12, 2023
  • 2 min read

Jo pak, por 11 futbollistë ka afruar Skënderbeu në këtë merkato vere. Një merkato thuajse totalisht me lojtarë me moshë të re dhe padyshim që kjo bie në sy, ndryshe nga skuadrat e tjera të superligës.

Ekipet e tjera kanë afruar edhe lojtarë me përvojë, ndërkohë që drejtuesit e Skënderbeut kanë punuar ndryshe nga të 9-të ekipet e tjera të superligës, duke afruar futbollistë jo më shumë se 24 vjeç.

Sigurisht që kjo është strategji më vete dhe për herë të parë ndoshta në histori Skënderbeu do të luajë me djem të rinj.

Ajo që po citojmë sot është numri prej 11-të lojtarësh që ka afruar Skënderbeu në merkaton verore. Dhe, të gjithë kanë moshë shumë të re, madje kanë firmosur kontrata 3-vjeçare.

Futbollisti me moshën më të re që ka ardhur në verë te Skënderbeu është Ermir Rashica, vetëm 19-vjeç, ndërkohë që Santos, Merlim dhe Fleçer janë të tre 24-vjeçarë, mosha më e madhe e atyre që kanë qenë në hyrje në merkato.

Po ashtu nga 23 vjeç, që janë edhe shumica e futbollistëve të ardhur, janë disa. Alia, Shaqe, Gerco, Rabiu, Vangjeli dhe, të gjithë janë të talentuar. Një 20-vjeçar ka mbërritur te Skënderbeu, siç është Janaqi dhe i 11-ti afrim që është 21 vjeç është Suhejl Muharem.

Me pak fjalë, Skënderbeu ka afruar me një strategji më shumë se të veçantë, të gjithë futbollistë të rinj dhe me të ardhme të sigurtë. A do të japë apo jo frytet e veta kjo strategji, mbetet për t’u parë...


Futbollistët dhe mosha e blerjeve te verës për Skënderbeun

Marko Alia 23-vjeç

Klevis Shaqe 23-vjeç

Andrea Gerco 23-vjeç

Juri Merlim 24-vjeç

Mario Rabiu 23-vjeç

Ermir Rashica 19-vjeç

Marko Santos 24-vjeç

Muharem Suhejl 21-vjeç

Zhordan Fleçer 24-vjeç

Kosta Vangjeli 23-vjeç

Dejvid Janaqi 20-vjeç



bottom of page