NGJARJA TRAGJIKE/ Ja kush ishte 29-vjeçari Bledar Hajdari, futbollisti që humb jetën gjatë ndeshjes
- Korca Boom
- Apr 16
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin amator në vend, ku një lojtar ka humbur jetën në fushë, gjatë një ndeshjeje të kampionatit “Sunday League 9x9”.
Viktima është 29-vjeçari Bledar Hajdari, i cili pësoi një kolaps të menjëhershëm gjatë pjesës së parë të sfidës mes ekipeve FC Dajti dhe FC Lumninesen.
Pavarësisht reagimit të shpejtë dhe përpjekjeve për ta ndihmuar, Hajdari nuk arriti të mbijetonte, pasi u konfirmua se kishte pësuar një atak kardiak fatal.
Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa lojtarët dhe të pranishmit u përfshinë nga tronditja dhe pikëllimi i thellë.
Kjo është humbja e dytë tragjike, brenda një kohe të shkurtër, që trondit futbollin shqiptar. Më 11 nëntor 2023, futbollisti ganez Raphael Dwamena humbi jetën pas një kolapsi në fushë gjatë ndeshjes Egnatia–Partizani në Superiore.
Ngjarja ngre sërish alarmin për domosdoshmërinë e masave më të forta të sigurisë, kontrolleve mjekësore të rregullta dhe prezencës së personelit të specializuar me pajisje si defibrilatori në çdo aktivitet sportiv – për të parandaluar tragjedi të tilla dhe për të mbrojtur jetën e sportistëve.
“KORÇA BOOM”
