NGJARJE E RËNDË: Në Devoll gjendet i vdekur pas 24 orësh Z. M. vuante nga skleroza
- Korca Boom
- Jul 27, 2023
- 1 min read
Devoll / Informacion paraprak.
Sot në afërsi të vendit të quajtur "Shelsat", në kodrat e qytetit të Bilishtit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi Z. M., 84 vjeç, banues në Bilisht.
Për këtë shtetas, ditën e djeshme kanë bërë kallëzim familjarët e tij, të cilët deklaruan se nuk kishin dijeni mbi vendndodhjen e 84-vjeçarit, i cili vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
