Ngjarje e rëndë : Plagoset me armë zjarri një person, hetimet në vijim
- Korca Boom
- Oct 16
- 1 min read
Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme pranë qendrës tregtare “Megatek”, në periferi të Tiranës. Sipas burimeve paraprake, ai është qëlluar në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i plagosuri nuk ka qenë bashkëpunues me policinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë nisur këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të sqaruar motivet dhe lidhjet mes palëve të përfshira.
“KORÇA BOOM”



















