top of page

Ngjarje e rendë/Një i ri në kërkim për ngacmim ndaj vajzës 12-vjeçare, autoritetet sqarojnë rastin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 11
  • 1 min read

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pas një denoncimi të bërë nga familjarët e një vajze 12-vjeçare, e cila dyshohet se është ngacmuar nga i riu.


Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 5 tetor në Shijak. Menjëherë pas kallëzimit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Shijakut nisën veprimet për lokalizimin dhe ndalimin e të dyshuarit, i cili është identifikuar me inicialet M. K.


“Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore,” thuhet në deklaratën e Policisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page