Ngjarje nga Kronika e Zezë në Korçë: Arrestim për drejtim mjeti në gjendje të dehur, kanosje me thikë dhe zjarr aksidental në një kasolle
- Korca Boom
- Apr 29
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. B., 72 vjeç, banues në Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 44-vjeçare, për motive të dobëta.
Korçë/Më datë 28.04.2025, në lagjen nr.6, ka rënë zjarr në kasollen në pronësi të shtetasit B. Sh. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga një cigare. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
