Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në njësitë administrative në Korçë
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në 7 njësitë administrative të Bashkisë Korçë. Kryetari i KZAZ nr. 74, Kiço Koço tha se deri më tani, procesi ka vijuar i qetë.
"Në KZAZ 74 që mbulon 7 njësitë administrative të Bashkisë Korçë ka filluar shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ- ja drejt qëndrave të votimit. KZAZ 74 mbulon 55 qëndra votimi. Shpërndarja e materialeve ka filluar në orën 11:30. Deri tani procesi ka ecur i qetë, kanë qenë kryetarë/sekretarë i çdo QV për tërheqjen e bazës materiale. Pas orës 15:00 QV i merr në mbrojtje Policia e Shtetit, sipas një procesverbali të posaçëm duke qëndruar në ruajtje”, - tha Koço.
Koço u shpreh se në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penalë Drenovë do të votojnë 220 të dënuar.
“Në IEVP Drenovë është ngritur një qendër e posaçme votimi e cila funksionon si çdo QV të tjera me komisionerë që s'janë të dënuar, por futen nga jashtë. Në listë janë 220 të dënuar të rregjistruar”,-tha Koço./CNA
“KORÇA BOOM”
