top of page

Një Bravo për stafin teknik dhe Drejtorin/ Skënderbeu i gjithi i bashkuar për titullin kampion

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 27
  • 1 min read

Të gjithë kanë festuar ditën e djeshme për fitimin e titullit kampion të Skënderbeut U-19, një trofe që në fakt ka hyrë në histori, pasi Skënderbeu për herë të parë do të luajë në Champions League.


Falenderimet për këtë sukses kanë qenë të shumta duke filluar nga presidenti Ardjan Takaj dhe deri te stafi teknik, apo edhe futbollistët që kanë dhënë shumë për këtë Skënderbe gjatë gjithë sezonit.


Më poshtë po sjellim edhe një nga fotot më të veçanta gjatë festës së djeshme, ku padiskutim pranë Drejtorit të Akademisë, Enea Zhidro, kanë qenë pjesa tjetër e stafit.

Sot nën drejtimin e Skënderbeut janë dy emrat, Edmir Osmanllari dhe Edi Çajku, që janë padyshim një dyshe e jashtëzakonshme dhe duhen thënë fjalët më të mira për këta djem punëtorë që i morën frytet e punës së tyre me titullin kampion.


Por po në këtë foto janë edhe dy ish-trajnerët e këtij ekipi që kanë punuar fort edhe ata për këtë ditë, Klejdi Larti dhe Fori Vieros që sot drejtojnë Skënderbeun U-17, por që kanë qenë pjesë e Skënderbeut U-19.

Në këtë foto nuk mund të mos mungonte edhe trajneri që përgatitet portierët në Akademi, Qirjako Gjergo, që ka edhe ai pjesën e suksesit.


Një Bravo për të gjithë këta emra që ndodhen në foto dhe kjo tregon që Akademia e KF Skënderbeut është e gjitha e bashkuar.


Suksese dhe vetëm suksese!


“KORÇA BOOM”



bottom of page