top of page

Një dramë që tronditi Pogradecin: Mbesa e fotografit të njohur Ardian Fezollari ka nevojë për ndihmë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 31
  • 1 min read

Në familjen e fotografit të njohur pogradecar Ardian Fezollari, gëzimi i ardhjes në jetë të mbesës së parë është kthyer në një luftë për jetë. Vetëm pak ditë pasi Ardi është bërë gjysh nga vajza e tij e vetme, një dramë e madhe ka prekur familjen: ëngjëlli i vogël, Daima, ka lindur me probleme të rënda në zemër.


Mjekët kanë konfirmuar se vajza 1-javëshe vuan nga koarktacion i aortës dhe defekt interventrikular, dy sëmundje që e kanë vënë në rrezik jetën. E vetmja mundësi për shpëtim është një operacion urgjent, i cili kushton 165 mijë euro.


Nëse deri dje jemi ndier krenarë për Ardin si fotograf që ka sjellë në dritë bukuritë e Pogradecit dhe si punonjës i Policisë së Shtetit, sot është momenti të tregojmë solidaritetin tonë si njerëz.


Le t’i bëhemi krah gjyshit Ardi dhe vogëlushes Daima.


Familja kërkon ndihmën e çdo shqiptari që të shpëtojë jetën e Daimës.


Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt jetës.


Bashkohuni në ndihmë për Daimen:


GoFundMe: Te shpëtojmë jetën e Daimës, Alteas dhe Danielës


Te dhënat bankare për donacione:


Itali

Fondazione FIRDEUS – INTESA SANPAOLO

IBAN: IT07 I030 6909 6061 0000 0401 789

BIC: BCITITMM


Zvicër

Firdeus – Post Finance

IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5

BIC: POFICHBEXXX


Gjermani

Fondacioni Firdeus Gjermani gGmbH

IBAN: DE48 4306 0967 1345 1492 00

BIC: GENODEM1GLS


Kosovë

Fondacioni Shqiptarët për Shqiptarët Kosovë

IBAN: XK05 1905 0012 2203 1128

Swift: NCBAXKPR


Shqipëri

Fondacioni Firdeus – Credins Bank

IBAN EURO: AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481

IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

Swift: CDISALTR

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page