Një dritë që nuk fiket kurrë: Faleminderit, drejtor Endri Fifo!
- Korca Boom
- Jun 18
- 2 min read
Drejtues Endri Fifo, ju urojmë pension të mbarë. Ju falënderojmë për kontributin e dhënë në arsim dhe për rolin tuaj si busull orientuese për nxënësit dhe kolegët tuaj.
Faleminderit drejtoreshës së DRAP Korçë, znj. Vinjola Rota, e cila e nderoi dhe vlerësoi drejtorin tonë për vitet, punën dhe kontributin e tij në arsim.
Dedikuar mësuesit, drejtuesit të shkollës “Ethem Zhgaba”, Vranisht, Devoll, z. Endri Fifo.
Me një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsim, mësues dhe drejtues model, ai spikat me angazhimin dhe përkushtimin e treguar. Kujdesi dhe ndihma e tij kanë ndikuar ndjeshëm që nxënësit të shkëlqejnë dhe të zhvillojnë potencialin e tyre.
Rezultatet e shkëlqyera, si në nivel personal ashtu edhe në nivel shkolle, në mësimdhënie dhe edukim, janë pasqyrim i fryteve të punës së tij të realizuar me stafin që ai drejtonte. Ai ka ditur të shndërrojë sfidat në mundësi, duke nxitur kështu zhvillimin e një brezi të mirëinformuar.
Jo vetëm një mësues dhe drejtues shembullor, por edhe një bashkëpunëtor i pamasë me kolegët, prindërit, komunitetin dhe institucionet eprore. Personaliteti i tij serioz, korrektësia dhe përkushtimi bën që nxënësit dhe stafi të ndihen më të frymëzuar dhe më të motivuar për të përballuar sfidat e jetës.
Kreativ në mësimdhënie dhe edukim, në drejtimin dhe menaxhimin e shkollës, ai përfaqëson një histori të pasur suksesi. Shkolla është fituese e shumë çmimeve letrare, artistike dhe sportive, në aktivitete, olimpiada dhe evente, ndërmjet shkollave në nivel rrethi dhe më gjerë.
Mësues Endri dallohet dhe shquhet jo vetëm si mësues dhe drejtues shembullor, por edhe si promovues i palodhur i vlerave dhe traditave devollite dhe atyre kombëtare shqiptare. Përmes zërit të tij të veçantë dhe pasionit për folklorin, ka fituar zemrat e publikut artdashës.
Ka marrë pjesë rregullisht në Festivalin Folklorik Kombëtar dhe në shumë evente folklorike brenda dhe jashtë vendit, duke u vlerësuar me çmime.
Respekte dhe mirënjohje.
“ KORÇA BOOM”
