Një epokë dinjitoze mbyllet me mirënjohje: Faleminderit, drejtoreshë Mirjeta Ropi!
- Korca Boom
- Jun 16
- 1 min read
Shumë vite pune, plot dinjitet, përkushtim dhe dashuri për arsimin. Drejtoresha e shkollës sonë, znj. Mirjeta Ropi, i jep sot lamtumirën detyrës për të nisur një kapitull të ri të jetës: pensionin.
Faleminderit për çdo ditë që dhatë kontributin tuaj me vlerë në arsim!
Faleminderit që edukuat breza të tërë nxënësish me vlerat e qytetarisë dhe humanizmit!
Faleminderit që ishit shembull frymëzimi, mbështetje e palëkundur dhe drejtuese e zonja për të gjithë ne!
Urojmë që kjo fazë e re e jetës suaj t'ju sjellë paqe, gëzim, shëndet dhe shumë momente të lumtura pranë familjes suaj të mrekullueshme.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë, Kolektivi i shkollës 9-vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”
Një falënderim i veçantë drejtoreshës së DRAP Korçë, znj. Vinjola Rota, e cila e nderoi dhe vlerësoi znj. Ropi për vite të tëra pune dhe kontributi në misionin fisnik të mësuesit.
“KORÇA BOOM”
