Një muaj “Korça Boom”. Një muaj me ju. Një muaj për Ju.
- Korca Boom
- Jul 13, 2023
- 1 min read
Sot, është data 13 korrik dhe ne një muaj më parë, më 13 qershor, filluam rrugëtimin tonë, duke krijuar këtë faqe krejtësisht të re, me synimin që do të jemi zëri juaj dhe fjala juaj.
Deri sot miq, i’a kemi arritur, sepse shikojmë reagimin më shumë se pozitiv nga ana juaj. Na keni mbështetur shumë edhe pse sapo kemi mbushur vetëm 1 muaj.
Rrugëtimin do ta kemi të gjatë së bashku dhe ju ftojmë edhe njëherë për të gjitha mendimet, reagimet, denoncimet, apo gjithçka reale që keni, na kontaktoni.
Jemi 24 orë në 24 orë pranë jush, sidomos me tifozët e Skënderbeut dhe njerëzit e sportit, pasi kemi dhënë shumë lajme për sportin. Por, nuk do të jenë të vetmet, do të vazhdojmë me ritëm edhe më të lartë. Kemi qënë realë që ditën e parë dhe këtë do të ndjekim ditë pas ditë dhe orë pas ore.
Sot mbushim plot 1 muaj, pra 30 ditë me ju.
Gëzuar “Korça Boom”…!
