Një natë pa hënë: Çfarë është “Hëna e zezë” që shfaqet këtë fundjavë
- Aug 21, 2025
- 1 min read
“Hëna e zezë” do të shfaqet këtë fundjavë në qiellin e natës, megjithëse nuk do të jetë e dukshme për syrin e lirë. Ky është një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re, kur hëna vendoset midis Tokës dhe Diellit, dhe ana e saj e ndriçuar nuk është e kthyer nga ne.
Në këtë fazë, hëna lind dhe perëndon thuajse njëkohësisht me Diellin, duke mbetur e fshehur për vëzhguesit nga Toka. Për shkak të sinkronizimit gravitacional të hënës me planetin tonë, nga Toka mund të shihet gjithmonë vetëm njëra anë e saj.
Termi “hënë e zezë” nuk është zyrtar në astronomi, por përdoret për të përshkruar dy raste specifike: kur ndodhin dy hëna të reja në një muaj kalendarik ose kur në një stinë ka katër hëna të reja, në vend të treve të zakonshme. Në këtë rast, e treta prej tyre quhet “e zezë”.
Hëna e zezë e këtij viti është e treta e re e stinës së verës, ndërsa e katërta pritet më 21 shtator, një ditë para ekuinoksit të vjeshtës në hemisferën veriore.
Edhe pse nuk do të jetë e dukshme, kjo periudhë është ideale për vëzhgimin e yjeve dhe objekteve të tjera në qiellin e natës, sidomos tani që shiu i meteorëve Perseid është në kulmin e tij dhe do të zgjasë deri më 24 gusht.
Hëna e zezë e ardhshme do të ndodhë më 31 gusht 2027, kur brenda të njëjtit muaj do të përkojnë dy hëna të reja.
“KORÇA BOOM”
















