Një nga bankat e mëdha shpall falimentin
- Korca Boom
- Oct 25
- 1 min read
Banka Ayadeh, një nga institucionet më të mëdha private financiare të Iranit, është shpallur e falimentuar nga shteti, ndërsa asetet e saj po transferohen tek Banka publike Meli. Ky vendim është marrë pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare që kanë goditur ekonominë e vendit, sipas raportimeve të mediave shtetërore.
Ayadeh, emër që në persisht do të thotë “e ardhmja”, u themelua në vitin 2012 dhe zhvilloi një rrjet prej 270 degësh në të gjithë Iranin, nga të cilat 150 ndodheshin në kryeqytetin Teheran.
Banka po përballej me kredi të pasigurta dhe humbje të akumuluara prej 5.4 trilion rialësh (rreth 1 miliard euro), si dhe 3.11 trilion rialë në kredi të pasigurta (rreth 6.35 miliardë euro), sipas agjencisë së lajmeve Isna.
Nga sot, Banka Meli po merr në administrim asetet e Ayadeh, me vendim të Bankës Qendrore të Iranit. Zyrtarët e kësaj të fundit kanë siguruar se individët që kanë kredi të transferuara mund të rikuperojnë plotësisht fondet e tyre përmes Bankës Meli.
"KORÇA BOOM"



















