top of page

Një person gjen vdekjen në rrethana tragjike gjatë stërvitjes me armë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 17
  • 1 min read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në një poligon qitjeje pranë stadiumit "Air Albania" në Tiranë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.


Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Bledi Hasani, i cili kishte qenë klient i rregullt në këtë poligon. Sipas të dhënave paraprake, Hasani kishte shkuar për të ushtruar qitje, siç kishte bërë edhe në raste të tjera.


Ngjarja ndodhi gjatë kohës që ai po stërvitej në poligon. Dyshohet se, në rrethana ende të paqarta, ai e ka drejtuar armën drejt vetes, duke i shkaktuar vetes plagë të rënda që rezultuan fatale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë akt ekstrem.


Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të mbledhur prova dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page