Një tjetër ngjarje e trishtë, humb jetën një 56-vjeçar
May 5
1 min read
Një ngjarje e trishtë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Lizës.
Viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një akt të lidhur me gjendje të rënduar emocionale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Paraprakisht nuk ka të dhëna për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet e kësaj humbjeje të rëndë.
“KORÇA BOOM”
















