Njihuni me kamerunasin Djantu Çabutang që do të vijë te Skënderbeu…!
- Korca Boom
- Aug 24, 2023
- 1 min read
Tashmë është zbuluar që një kamerunas 1.91 cm i lartë do të mbërrijë te Skënderbeu, lojtar që padiskutim pritet të jetë vendimtar përsa i përket repartit ofensiv.
Djantu Çabutang luan me kombëtaren U-23 të Kamerunit, ndërkohë që ka lindur më 14 mars 2002 në Douala të Kamerunit.
Çabutang gjuan me të djathtën.
Kontrata me klubin që ka luajtur Les Astres FC në Kamerun ka përfunduar më 30 qershor të këtij viti dhe në këtë mënyrë Skënderbeu ka afruar një futbollist të lirë.

