top of page

Njihuni me listën e merkatos së Skënderbeut… Lexoni emrat...!

  • Aug 2, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu deri tani në këtë merkato vere ka arritur të afrojë plot 11 lojtarë, ndërkohë që dy të tjerë janë në pritje, pra në total 13 futbollistë. Pra, një skuadër e tërë mund të quhet që ka ardhur te korçarët, merkato e nisur nga porta dhe deri te sulmi. Emra të tillë si, portieri Alia, apo mbrojtësit, Gerco e Ramos. Pa thënë se në mesfushë vijnë Merlim, Rabiu, Janaqi, Shaqe, Vangjeli e gjysëm sulmuesin Muharem. Ndërkohë që në sulm, Fleçer, Rashica.

Të gjithë këta emra që u përmendën më sipër janë blerjet e reja të Skënderbeut dhe thuajse është një formacion i tërë, deri tani, pasi do të ketë e ndonjë tjetër.

Dje, janë konfirmuar edhe dy emra të tjerë, Ronaldo Shani që vjen nga kampionati grek dhe Bubakar, futbollisti nga Nigeri që që së fundi ka luajtur në Irak. Të dy sulmuesit pritet të japin përgjigjen përfundimtare.

Sigurisht që është e vështirë që me kaq shumë afrime të lidhësh skuadrën menjëherë, prandaj duhet kohë për të thënë fjalën e fundit. Ka lojtarë vërtet cilësorë në gjithë këto afrime dhe kjo nuk ka diskutim. Atëherë na mbetet të presim dhe të shohim. “Korça Boom” ju ve në dispozicion të gjithë 13-shin e afrimeve verore.


LISTA E BLERJEVE VERORE PËR SKËNDERBEUN DHE POZICIONET KU LUAJNË

1.Zhordan Fleçer (sulmues)

2.Juri Merlim (mesfushor)

3.Andrea Gerco (mbrojtës)

4.Ermir Rashica (mesfushor-sulmues)

5.Suhejl Muharem (mesfushor-sulmues)

6.Marko Alia (portier)

7.Marko Ramos (mbrojtës)

8.Klevis Shaqe (mesfushor)

9.Kosta Vangjeli (mesfushor)

10.Dejvid Janaqi (mesfushor)

11.Mario Rabiu (mesfushor)

12.Ronaldo Shani (sulmues) (?)

13.Bubakar Djibrill (sulmues) (?)




bottom of page