top of page

Njihuni me Malishevën ekipin që do të përballet të enjte me Skënderbeun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 26, 2023
  • 1 min read

Nesër, të enjte më 27 korrik Skënderbeu do të luajë testin e katërt miqësor, teksa përballë do të ketë skuadrën e Malishevës.

Ashtu siç edhe bëri të ditur portali “Korça Boom” teksa zbuloi edhe kalendarin e ndeshjeve miqësore dhe datat, radhën këtë herë e ka skuadra e Malishevës.

Kjo foto që shikoni më poshtë i përket pikërisht skuadrës së Malishevës, e cila në përbërje ka futbollistë kosovarë, maqedonas etj. Në fakt, është një skuadër e mirë dhe për nga rëndësia ka disa lojtarë me emër.

Një ndeshje miqësore që në fakt do t’u vlejë të dy skuadrave që janë duke zhvilluar fazën përgatitore. Skënderbeu deri tani ka dy fitore dhe një barazim, ndërkohë që ky do të jetë testi i katërt, teksa ka provuar të ndeshjet me maqedonasit e Voska Sport dhe tashmë do të mbërrijë edhe një skuadër tjetër nga jashtë kufijve siç është Malisheva.

Shikoni foton më poshtë e cila i përket Malishevës në këtë moment faze përgatitore, ekip që do të vizitojë Korçën mbrëmjen e nesërme.

Miqësoret e Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Skënderbeu - Helzag 3-1

Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi

Skënderbeu - Dinamo 1-1

Shënues: Prençi 90+1’ / Denisson 15’

Skënderbeu - Malisheva 27 korrik

Skënderbeu - Vora 30 korrik

Skënderbeu - Elbasani 02 gusht

Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht


bottom of page