top of page

Njihuni me Spartak Merakun, Presidentin e përjetshëm siç e njohin në Bilisht e më gjerë...!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 18, 2023
  • 2 min read

Të gjithë në Bilisht dhe më gjerë e njohin Spartak Merakun, biznesmenin e suksesshëm në disa fusha, por më shumë atë e njohin dhe e thërrasin “President”.

Një emër që nuk është rastësor, kjo pasi Spartaku ka një lidhje shpirtërore me futbollin e këtij qyteti.

Kjo lidhet së pari me faktin se ai ka qënë futbollist i ekipit të Bilishtit për shumë vjet.

Pas viteve 1990 ai përshtatet shpejt me ekonominë e tregut dhe i hyn rrugës së biznesit. Falë punës, vizionit të tij dhe korrektësisë ai korr shumë sukses. Bota e sportit është pjesë e jetës së tij. Në çdo bisedë Spartaku flet me shumë pasion për futbollin pasi e do këtë sport, madje dhe investimet e tij në vite në këtë fushë janë shumë të mëdha.

E ka filluar me ekipin e tij të dashur Devollin e asaj kohe që e ka financuar për shumë vjet, duke krijuar ekipe që lanë gjurmë ndër vite. E filloi nga kategoritë inferiore, deri tek kategoria e parë. Kishte shumë skeptikë në Bilishtin e vogël, por tek devollinjtë sportdashës filloi të lindte një dëshirë e madhe, për të parë ekipin e tyre në elitë.

Kush tjetër përveç se Spartakut do ta realizonte këtë gjë me vizionin e tij, përgatitjen futbollistike dhe përvojën. Sot që të mbash një ekip duhen financa dhe Spartaku nuk i ka kursyer. Ekipi i Devollit ngjitet në katëgorinë e dytë dhe pas një viti investimesh fiton tiullin e kampionit.

Pas kësaj fillojnë sfida të tjera për Spartak Merakun. Të gjithë devollinjtë e mbajnë mend kur në Bilisht luante Partizani, Apollonia, Elbasani, Skënderbeu, Lushnja dhe devollinjtë ishin dinjitozë. Mos harrojmë, dashuria e madhe për futbollin bëri që Spartaku të financonte edhe ekipin e Pojanit,por kjo është një histori më vete.

Ai së bashku me Trifonin, vëllain e tij i kanë dhënë shumë këtij qyteti që sot e respekton.

“Korça Boom” i ka një detyrim Spartakut për t"i thënë një faleminderit për ç'ka ke bërë për futbollin. Sot, duket se rikthehemi tek nje realitet i ri, atje ku Spartaku është gati për sfida të reja dhe shumë shpejt do të shpalosë një tjetër vizion për ndërtimin e sportit në Bilisht dhe më gjerë .

Suksese zoti Sapartak Meraku! Njerëz si ju i duhen qytetit dhe sportit. Suksese President!


bottom of page