Njoftim për blegtorët në Shkozë – Njësia Administrative Libonik
- Korca Boom
- Jun 24
- 1 min read
Njoftim për blegtorët në Shkozë – Njësia Administrative Libonik
Tek zoti Neki Shkëmbasi, në fshatin Shkozë, janë asgjësuar dhe groposur 211 krerë bagëti të imta të infektuara nga murtaja e ruminantëve të vegjël.
Kjo është një fatkeqësi e madhe që duhet të përballet me përgjegjësi dhe bashkëpunim nga të gjithë.
Apeli ynë për të gjithë blegtorët:
Kujdes i shtuar në masat profilaktike.
Mos lëvizni tufat e bagëtive.
Mos kryeni blerje bagëtish gjatë kësaj periudhe.
Sinjalizoni menjëherë për çdo shenjë të dyshimtë.
Bashkohuni për të përballuar këtë situatë të vështirë.
Të shpresojmë që temperaturat e larta të ndihmojnë në zhdukjen e kësaj murtaje.
“KORÇA BOOM”
