Një tjetër lëvizje strategjike, Devolli i frikshëm në çdo repart
- Korca Boom
- Sep 3
- 1 min read
Skuadra e Devollit nuk ndalet në merkato. Ditën e sotme, ekipit i është bashkuar edhe mesfushori me përvojë Renato Këndezi. Ai ka qenë pjesë e shumë ekipeve në kategori të ndryshme të futbollit shqiptar dhe së fundmi ka luajtur për Pogradecin.
Këndezi shihet si një vlerë e shtuar për skuadrën, që tashmë po ndërtohet për të qenë pretendente serioze në këtë kampionat. Me cilësinë dhe eksperiencën që sjell në fushë, ai pritet të ndihmojë Devollin në objektivat ambiciozë të sezonit.
Kështu, në këtë ekip pothuajse të gjitha pozicionet janë të dubluara dhe pritet të ketë një konkurrencë të fortë për një vend në formacion. Tashmë mund të thuhet se Devolli është në hapat e fundit të merkatos dhe me shumë mundësi, afrimi i Këndezit do të jetë i fundit.
Megjithatë, drejtuesit e klubit janë shprehur se nuk përjashtohet mundësia e ndonjë ose dy surprizave të fundit, përsa i përket emrave që mund të përforcojnë më tej skuadrën.
“KORÇA BOOM”



















