top of page

Gjergji Shule, ose “Gjergoja”. 31 vite në Selanik, sa mall ka për futbollin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 25, 2023
  • 2 min read

Pa të shkuar nuk ka të ardhme, nuk ka identitet dhe për fat të mirë tek Skënderbeu ka qënë një plejadë e tërë futbollistësh. Një prej tyre është edhe Gjergji Shule ose siç të gjithë e njohin, Gjergoja.

Shikoni foton më poshtë, ka numrin pesë në fanelën e tij.

Djaloshi korçar që dha shumë për këtë ekip, nisi një karrierë në Korçë, duke parë talentin e tij menjëherë e ka marrë ekipi i Partizanit ku edhe luajti futboll për dy vite. Më pas në moshën 23- vjeçare rikthehet në Korçë dhe luan më këtë ekip deri në vitin 1970. Ai tashmë është në moshën 80 vjeçare por sporti e ka mbajtur si një djalë të ri.

E kemi takuar në Selanik, atje ku edhe jeton që prej vitit 1992. Kur i kujton futbollin, ekipin e Skënderbeut në sytë e tij shikon lot. Kur e pyetëm mbi atë ç’ka ka dhënë filloi dhe foli më shumë për shokët duke harruar veten. I tillë ka mbetur Gjergoja, kështu e kujtojnë të gjithë. Ka qënë një tjetër ikonë, Jani Kaçi që për të ka deklaruar: “Një futbollist potent me një gjuajtje që rallë e shikon edhe sot, por mbi të gjitha njeri shumë i mirë. Unë kam qenë tek Partizani kur Gjergoja ishte larguar, por ajo që më bënte përshtypje ishte fakti se për të flisnin me respekt të gjithë futbollistët”.

Mesfushori organizator, që në këmbët e tij përkëdhelej çdo top, ishte shpirti i skarificës në lojë. I kudondodhur, shpirti i sakrificës në ekip. Ka shënuar shumë gola në karierë, por për fat të keq duket se ndonjëherë je dhe i haruar. Por jo, njerëzit dhe futbollistët e mirë gjithmonë do të jenë në memorien e spordashësve.

Faleminderit Gjergo, për gjithçka dhe për këtë këtë Korçë, për këtë Skënderbe. Të gjithë duan të të shohin edhe njëherë në stadium, të gjithë kanë për të të dhënë një urim, për një jetë sa më të gjatë. Edhe portali ynë “Korça Boom “ të uron: Paç gjithmonë mbarësi, shëndet dhe një jetë sa më të gjatë.



bottom of page