top of page

Nota që flasin vetë: Maturantët e "Themistokli Gërmenjit" i japin provimit “Shumë mirë"

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 26
  • 1 min read

Shkëlqen gjimnazi "Themistokli Gërmenji" në Maturën Shtetërore 2025. Rezultatet e provimit të matematikës, të publikuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, kanë konfirmuar një paraqitje të jashtëzakonshme nga maturantët e këtij institucioni.


Të gjithë nxënësit që iu nënshtruan këtij provimi arritën të kalojnë me sukses, duke sjellë një normë kalueshmërie prej njëqind përqind. Kjo është një arritje domethënëse, që flet për përgatitjen serioze të nxënësve dhe punën e vazhdueshme të trupës mësimore.


Një tjetër tregues i rëndësishëm i cilësisë së lartë arsimore është edhe fakti që një në katër nxënës ka marrë vlerësimin shumë mirë. Ky rezultat është fryt i punës së përbashkët të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, të cilët kanë bashkëpunuar gjatë gjithë rrugëtimit trevjeçar drejt suksesit.


Shkolla falënderon të gjithë nxënësit për përkushtimin e treguar, stafin pedagogjik për profesionalizmin dhe prindërit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Urojmë që ky sukses të jetë vetëm fillimi i shumë arritjeve të tjera në të ardhmen për secilin prej maturantëve tanë.


“KORÇA BOOM”


bottom of page