Nuk është Skënderbeu me moshën më të re të superligës / Ja renditja e 10 ekipeve...
- Korca Boom
- Aug 21, 2023
- 1 min read
Skënderbeu ka afruar në merkaton verore shumë futbollistë të rinj. U duk se do të ishte Skënderbeu ekipi që do të kishte moshën mesatare më të re të kësaj superlige, por në fakt nuk është kështu.
“Korça Boom” ju sjell më poshtë një për një të gjitha ekipet, sipas moshës mesatare dhe vendin e parë e mban skuadra kurbinase e Laçit që është e para me moshën më të re.
Ekipi më i “plakur” është Egnatia, kundërshtari i parë i Skënderbeut, me moshën mesatare më të madhe, 26.3 vjeç.
Skënderbeu renditet në mesin e tabelës së 10-të ekipeve, madje është baraz me Teutën, pasi të dy ekipet kanë moshë të barabartë mesatare, plot 24-vjeç.
Bardhekuqtë në këtë mënyrë janë në mesin e tabelës për moshën mesatare dhe ne po sjellim një për një të 10-të ekipet sipas renditjes së moshës mesatare nga më i vogli, deri te skuadra që ka moshën më të madhe.
Skuadrat Mosha mesatare
1.Laçi 22.7 vjeç
2.Kukësi 23.2 vjeç
3.Dinamo 23.7 vjeç
4.Partizani 23.7 vjeç
5.Skënderbeu 24.0 vjeç
6.Teuta 24.0 vjeç
7.Vllaznia 24.3 vjeç
8.Erzeni 25.0 vjeç
9.Tirana 25.5 vjeç
10.Egnatia 26.3 vjeç
