Nuk e keni ditur deri më sot por ja fruti i cili vepron si “pastrues” i yndyrës, sheqerit dhe kolesterolit!
- Korca Boom
- Jun 29
- 2 min read
Rrushi ul rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës duke reduktuar inflamacionin. Konsumimi i rrushit mund të shtojë pesë vite në jetën tuaj, pasi ky “superushqim” pastron yndyrnat dhe sheqernat e rafinuara nga ushqimet e përpunuara dhe konsumimi i rregullt lufton efektet e një diete me ushqime të pashëndetshme, sipas hulumtimit.
Rrushi është i pasur me përbërje që nxisin bakteret e mira në zorrë dhe ulin kolesterolin, dhe përmban antioksidantë që zbusin inflamacionin, duke ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
Rrushi në të vërtetë ndryshon shprehjen e gjeneve, shpjegoi profesori i farmaceutikës Dr. Pezzuto, nga Universiteti Western New England në SHBA, autor i mbi 600 studimeve, shtoi: “Kjo është me të vërtetë e jashtëzakonshme.” Në një seri eksperimentesh, minjtë u ushqyen me një dietë të pasur me yndyrë që zakonisht konsumohet në vendet perëndimore.
Ata gjithashtu morën një shtesë ditore me rrush pluhur në sasi të barabartë me një tas. Minjtë kishin më pak yndyrë në mëlçi dhe jetuan më gjatë se bashkëmoshatarët. Dr. Pezzuto tha: “Ndryshimi i vëzhguar në studim do të përkthehej në katër deri pesë vite shtesë në jetën e një njeriu.” Ekipi zbuloi gjithashtu se rrushi përmirëson funksionin e neuroneve duke ofruar mbrojtje kundër Alzheimerit. Ata panë efekte pozitive në sjellje dhe në njohje, të cilat ishin të dëmtuara te minjtë që ushqeheshin me dietë të pasur me yndyrë dhe pa ekstraktin e rrushit.
Një studim i tretë tregoi se përveç cilësive të tjera, rrushi gjithashtu ndihmon në djegien e kalorive duke rritur metabolizmin. Në veçanti, ai mund të ndihmojë në parandalimin e Alzheimerit dhe sëmundjes jo-alkoolike të mëlçisë yndyrore (NAFLD), të dyja të lidhura me konsumimin e ushqimeve të pashëndetshme.
“KORÇA BOOM”
