top of page

Nuk ka pasur deri tani largime të tjera, por Skënderbeu përgatit operacionin “fshesa” …

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 3, 2023
  • 1 min read

Po të shikoje ditën e djeshme protokollin e ndeshjes miqësore ndaj Elbasanit, te korçarët ishte një prezencë më e vogël dhe realisht kjo la një përshtypje sikur kishte filluar operacioni “fshesa”.

U mendua se kishin filluar largimet, por Gvozdenoviç mohoi gjithçka kur deklaroi: “Jo, nuk ka asnjë të larguar. Ata janë pjesë e jona, do t'i shihni në miqësoren kundër Pogradecit nesër (sot)”.

Mund të jetë një test provë pasi edhe largime mund të ketë, sepse numri i të federuarve është 25, ndërkohë që kontigjenti i futbollistëve që ka në dispozicion Gvozdenoviç është vërtet i madh.


ree

bottom of page