Nuk kanë fund aksidentet në Korçë, raportohen të lënduar në Podgorie
Nuk ndalen aksidentet në qarkun e Korçës. Një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar para pak minutash në fshatin Podgorie, duke shkaktuar alarm tek banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë disa mjete, ndërsa dyshohet se ka edhe persona të lënduar. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve dhe gjendja e tyre shëndetësore.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se forcat e policisë dhe shërbimet emergjente janë nisur drejt zonës për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Ngjarja vjen vetëm pak kohë pas aksidenteve të tjera të regjistruara në Korçë, duke ngritur shqetësime për sigurinë rrugore në zonë.
Pritet që policia të japë një njoftim zyrtar me më shumë detaje mbi shkaqet dhe pasojat e aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















