top of page

“Nuk më bëni dot asgjë” – Parashqevi Simaku flet për herë të parë pas sulmeve publike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 1
  • 2 min read

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar për herë të parë pas disa muajsh heshtje në lidhje me përfshirjen e emrit të saj në lajme dhe deklarata publike që, sipas saj, janë të pavërteta dhe shpifëse.

Përmes një postimi nga Shtetet e Bashkuara, ku ajo jeton prej vitesh, Simaku shprehet se emri i saj është bërë pjesë e një fushate sulmesh, duke theksuar se ky nuk është rasti i parë që përballet me përgojime.


“Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave,” shkruan ajo në reagimin e saj publik. “Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.”


Këngëtarja kujton se edhe në vitet e karrierës së saj në Shqipëri, gjatë periudhës 1985–1988, u përball me zëra të ngjashëm të shtrembëruar, ndërsa ajo vetë ishte duke korrur sukses me çmime dhe pjesëmarrje në festivale të mëdha.

“Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.”


Reagimi vjen në një moment kur në disa media rozë dhe portale është përmendur emri i Simakut pas deklaratave të Shqipe Hysenajt, e cila bëri një akuzë të rëndë në adresë të saj, duke pretenduar se këngëtarja “u kishte marrë burrat grave të tjera”.


Simaku nuk e përmend direkt Hysenajn në reagim, por nënkupton se është e vetëdijshme për prapaskenat që fshihen pas përmendjes së emrit të saj dhe thekson se nuk do të ndalet përballë shpifjeve.


“Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime,” përfundon ajo.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page