top of page

Nuk ndalen aksidentet, dy të lënduar në aksin nacional

Jun 6
1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Pojskë.


Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e dy personave. Menjëherë pas ngjarjes, të dëmtuarit janë transportuar drejt Spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Burime nga policia bëjnë me dije se njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë, ndihmë mjekësore i është dhënë edhe një pasagjeri të përfshirë në aksident, i cili nuk ka pësuar dëmtime serioze.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page