top of page

“O Muçi, disa gjëra janë të natyrës"/ Kush është tregtarja e njohur e rigonit, në 2015 kandidoi për PS-në në Këshillin Bashkiak

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 20, 2025
  • 1 min read

Ndoshta për personat që e panë në videot virale ajo është një fytyrë e re por Nesturaj në Sarandë është një person i njohur.


Tregtarja, Bardha Nesturaj ditën e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pas videos virale e cila u shpërnda gjithandej në rrjetet sociale pas inspektimit të zhvilluar në tregun e Sarandës ku punon prej 30 vitesh. Ndoshta për personat që e panë në videot virale ajo është një fytyrë e re por Nesturaj në Sarandë është një person i njohur.


Ajo gjithashtu rezulton se në vitin 2015 ka kandiduar nga Partia Socialiste për në Këshillin Bashkiak. Mësohet se kandidimi i saj ka ardhur pas propozimit të Koço Kokëdhimës i cili insistoi që ajo të ishte “zëri” i komunitetit egjiptian në këtë bashki.


Tashmë 10 vite më vonë Bardha u bë zëri i tregtarëve të cilët u kërkohen fatura nga prodhuesi për produktet që i mbledhin në mal. Prej ditësh është nisur një aksion në vend për sigurinë ushqimore ndërsa kryeministri Edi Rama në bilancin e tij për 6 ditët e para tha se janë sekuestruar 32 ton qumësht, djathë dhe mish pa faturë.

“KORÇA BOOM”

 




bottom of page