top of page

Objektivi kryesor është Superiorja, Pogradeci vijon stërvitjen në prag të nisjes së kampionatit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 13
  • 1 min read

Ka mbetur edhe pak më shumë se një javë nga fillimi i edicionit të ri në kampionatet Shqiptare. Më datë 23 gusht do të startojë Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë.


Ekipet e të dyja kampionateve po vijojnë me stërvitjet dhe me ndeshjet miqësore. Një ekip me objektiva të mëdha për sezonin e ri është padyshim edhe Pogradeci, të cilët vijojnë me përgatitjet e tyre.


Të besuarit e Ardian Memës kanë kryer stërvitje edhe ditën e sotme në prag të nisjes së Kategorisë së Parë. Objektivi kryesor i Pogradecit është ngjitja në Superiore për sezonin e ardhshëm./NEWSPORT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page