top of page

Operacioni “Blic”: Armë automatike, municion në makinë, arrestohet 62-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 8
  • 1 min read

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi u kap duke mbajtur një armë zjarri automatike me qëllim shitjen.


Ngjarja u regjistrua në rrugën “Mine Peza”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan një automjet tip “Benz”, me të cilin po lëvizte shtetasi Ramiz Bami. Gjatë kontrollit, brenda automjetit u gjet një armë zjarri automatike me municion, e dyshuar se do të tregtohej në mënyrë të paligjshme.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin ‘Blic’, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë.


Ai u kap në flagrancë, në rrugën ‘Mine Peza’, duke lëvizur me një automjet tip ‘Benz’, në të cilin mbante, dyshohet me qëllim shitjen, një armë zjarri automatike me municion”, njoftoi policia.


Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan arma e zjarrit, krehri, fishekët dhe automjeti i 62-vjeçarit.


Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page