ORA E FUNDIT / Korçë: Gjendet e varur në hangarin e shtëpisë
- Korca Boom
- Aug 7, 2023
- 1 min read
Më datë 06.08.2023, në fshatin Turan, Korçë, në hangarin pranë banesës së saj, është gjetur e vetëvarur dhe pa shenja dhune, një 36-vjeçare. Grupi hetimor vijon veprimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
