top of page

ORA E FUNDIT: Arrestohen 4 persona në Korçë. Ja përse…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 4, 2023
  • 2 min read

DVP Korçë / Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., 22 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Pojan, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa dhe pa dokumentacionin përkatës;

E. T., 28 vjeç, banues në Libonik, Maliq, pasi u kap në afërsi të fshatit Libonik, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa;

R. Gj., 59 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi u kap në afërsi të fshatit Vashtëmi, Maliq, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa;

A. Sh., 18 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet bujqësor pa dokumentacionin përkatës, në dalje të fshatit, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 20 vjeç, banues në Bilisht, pasi në qytetin e Bilishtit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip "Benz" me drejtues këtë shtetas, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte për verifikim dhe kontroll dokumentacioni. 20-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe larguar me shpejtësi, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Zh. N., banues në fshatin Diellas, Pustec, pasi në fshat, dyshohet se ka ndezur zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke rreth 500 m² me bar të thatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



bottom of page