top of page

Organika e Skënderbeut e tejmbushur / Ja sa do të largohen!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 24, 2023
  • 1 min read



Për momentin skuadra korçare është një kantier në ndërtim e sipër. Ka një grup futbollistësh të konfirmuar nga sezoni i kaluar, ka disa të larguar, ka futbollstë të rinj që ishin pjesë, por mësohet se do të testohen edhe disa të tjerë. Situata është edhe më pozitive, kur tashmë dihen nga “Korça Boom” se cilët janë të afruarit.

Gjithashtu pritshmëritë janë akoma të madha, pasi në ekip ka edhe disa futbollistë që janë në provë. Mësohet se për momentin janë 26 futbollistë në një listë të parë, që po të shtosh edhe katër futbollistët e kontaratave të nënshkruara së fundmi, numri është i madh. Kështu mësohet se do të ketë një listë të dytë, pasi të bëhen edhe seleksionimet.

Mësohet se do të ketë disa largime, por se cilët do të jenë do të bëhën publike pas startit të fazës përgatitore ditën e hënë

bottom of page