top of page

Orges Shehi “gardiani” që fitoi gjithçka me Skënderbeun…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 6, 2023
  • 2 min read

Padiskutim që Skënderbeu i lavdishëm ka shkruar emër të madh në futbollin shqiptar dhe më gjerë, duke hyrë në librin historik të skuadrave shqiptare, por emrin e madh e kanë shënuar shumë lojtarë dhe midis tyre edhe “gardiani” durrsak Orges Shehi.

Kapiteni legjendar Bledi Shkëmbi i fitoi të gjitha me Skënderbeun e vendlindjes së tij, ndërkohë që një futbollist me kaq shumë suksese është edhe Orges Shehi. Ky emër padiskutim që do të thotë shumë për gjithë tifozërinë korçare, duke lënë gjurmë të mëdha me fanelën e Skënderbeut.

Ka qenë “gardiani” i të gjithë titujve kampionë në dekadën e fundit dhe ka qenë garancia më e madhe e atij Skënderbeu të madh.

Orges Shehi sot është 46-vjeç, ndërkohë që karrierën e tij e nisi në shtëpinë e vet me Teutën në vitin 1994. Më pas ka luajtur me Bylisin, Vllazninë, Partizanin, Besën, për të mbërritur në Korçë në vitin 2010. Plot 8 vjet e mbajti veshur fanelën bardhekuq duke fituar të gjitha trofetë, madje edhe fotoja që kemi postuar më poshtë flet qartë. Të gjitha trofetë shënojnë edhe emrin e tij.

Një siguri në prapavijë dhe një portier që në Shqipëri rrallë gjen me kaq shumë suksese.

Ai brez lojtarësh që ka luajtur në ato vite me fanelën e Skënderbeut, rrallë i vjen Shqipërisë, pasi po ai brez ka pasur suksese në atë kohë, por ka edhe sot.

Sot, Gesi është trajner i Tiranës dhe sërish sukseset e tij nuk mungojnë.

Për atë që i ka dhënë Skënderbeut sigurisht që të gjithë në Korçë ruajnë një respekt të jashtëzakonshëm.

Faleminderit Orges Shehi për atë që ke dhënë për Skënderbeun! Faleminderit dhe shumë respekte për ju, pasi keni qenë jo vetëm superlojtar, por ke lënë gjurmë edhe si njeri.

Suksese në karrierën tëndë si trajner në vazhdim, Orges Shehi…!



bottom of page